E Hene 27 Jan 2014 //// 
Eksperimenti i se Henes

Jam ulur me ty ne nje kafe. Kam kohe qe te shoh e deshira qe te te njihja ishte e madhe. 
Por pse po shoh gjate gjithe kohes smart phone-in? Pse po e ben edhe ti?

Ndonjehere mendoj qe te gjithe po kontribuojme ne menyre te pavetedijshme ne nje bote te re ku njerezit nuk komunikojne me verbalisht. Gjithmone e me teper shkruajme, tag-ohemi, fotografohemi, i bejme „poke“ njeri tjetrit (cfare eshte Poke????!!!)...nuk flasim, nuk themi!
Le te shohim si do te jete bota kur te mos kemi me fare nevoje per te folur!

Eksperimenti i se Henes
Ftohet komuniteti te marre pjese ne kete event me kohezgjatje 1 ore 30 min, ku ka vetem nje rregull per te ndjekur!
Gjate kohezgjatjes se eksperimentit asnjeri nuk duhet te flase.
Te rrime bashke duke perdorur cfare do lloj mjeti ose mediumi tjeter komunikimi pervec komunikimit verbal.

Kohezgjatja: 19:30 - 21:00
-----------------------------------------------------
E Marte 28 Jan 2014 //// 
-----------------------------------------------------
E Merkure 29 Jan 2014 ////









' Bletet ' - Akustike, Flamenko Urbane

Kete te merkure deshirojme te sjellim, live acoustic, projektin « Bees », te artistit te pavarur, Lian.
Projekt, i cili eshte vetefinancuar dhe qe ka prodhuar dy albume, te vetemasterizuara.
Tinguj me nuanca te theksuara flamenko, nje muzike e asociuar shpesh dhe me kulturen rome ( Gitanos / Spain), do te luhen nga artisti duke dashur te na tregoj dhe nje ane te tij te sinqerte, udhetimin individual ne te perditshmen.
Udhetimet, kitara gjithmone me vete, natyra e heshtur e tij e bejne interesante eksperiencen akustike qe Liani pranon te ndaje me ne.

Ju mirepresim!

Start_20:00
Location: Open House / 

-----------------------------------------------------
E Enjte 30 Jan 2014 ////

Titulli : Nausica della valle del vento
"Kaze no tani no Naushika" (original title)

Autori : Hayao Miyazaki

Gjuha : Italisht

Kohezgjatja : 117 min





Trailer: http://www.youtube.com/watch?v=7wSba9hwCaU


Njemije vjet, pasi Civilizimi i Madh Industrial u shkaterua, Toka eshte e mbuluar nga nje pyll me kerpudha te felliqura te cilat leshojne semundje kancerogjene dhe per kete arsye ka mare emrin Deti i Felliqur. Civilizimi njerzor eshte kthyer ne fillimet e tij, Nauzika eshte princesha e nje mbreterie te vogel paqesore e cili quhet Livadhi i Eres, por eshte i mberthyer ne morsin e luftes midis fuqive te medha. Por fati i Nauzikes duket se eshte i shenuar nga nje horizont me i gjere i cili lidhet me nje gojedhene antike.

Nausicaa trailer (Best trailer ever)
www.youtube.com


Start_20:00
Location: Open House /
-----------------------------------------------------
E Premte 31 Jan 2014 ////  
-----------------------------------------------------
E Shtune 01 Feb 2014 //// 
-----------------------------------------------------
E Diele 02 Feb 2014 //// 
-----------------------------------------------------