Events

20 JAN 2014 //// RE - OPEN


New Musical Research by Ilir Lluka
(Abstract, Sound - Art, Avantgarde, Live Electronics)


Ilir Lluka (IL) eshte nje shkrimtar dhe sound - artist nga Tirana. Nga eksperiencat e hershme te degjimit te muzikes instrumentale/rock vemendja e tij zhvendoset dhe thellohet drejt muzikes elektronike (qe perkon dhe me periudhen e hyrjes se formave te para te muzikes elektronike ne Shqiperi) dhe gjithashtu edhe drejt asaj klasike duke u perqendruar gjithmone e me teper gjate 5-6 viteve te fundit ne format me abstrakte dhe eksperimentale te ketyre metodave muzikore. Qe aty ai fillon te kerkoje vazhdimisht kete muzike per mundesi degjimi personal dhe me pas te krijoje kontakt me artiste te huaj dhe te promovoje ne internet muziken e e tyre e cila ka qene kryesisht ne edicione dhe neper rrethe te limituara neper Evrope per shkak te leshimeve te kufizuara diskografike te rrymes. Gjate tre vjecarit te fundit fillon te studioje ne menyre autodidakte menyren e kompozimit elektronik te rrymes “Musique Concrete”, dhe fillon te kompozoje pjese te vetat duke perdorur regjistrime tingujsh nga jeta e perditshme si materiale baze te cilat me pas shformohen, modifikohen ne ekstrem dhe rindertohen me ane te kompjuterit sipas nje konteksti muzikor te caktuar, duke krijuar nje tingull hibrid elektronike organike ne ndryshim kostant. Historikisht bazat e para te ketyre metodave muzikore kane fillimin e tyre zyrtar ne nje prezantim te vitit 1913 prej Luigi Russolo ne Itali, nepermjet nje manifesti qe quhet “The Art of Noise”, qe konsistonte ne krijimin e formave te reja muzikore qe perkonin me boten e industrializuar te fillimit te shekullit dhe ku jane hedhur bazat per te gjithe muziken eksperimentale te zhvilluar me pas deri ne ditet e sotme duke marre forma gjithnje e me te sofistikuara dhe me te kompletuara, si nga ana konceptuale si nga ana muzikore dhe ajo teknike. Nder kompozitoret e “muzikes se re” qe kane ndikuar tek Iliri kane qene Pierre Schaefer, Pierre Henry, Bernard Parmegiani, Karlheinz Stockhausen, John Cage, Iannis Xenakis, dhe gjithashtu edhe kompozitore klasike si Morton Feldman, Giacinto Scelsi, Edgar Varese, Brian Ferneyhough, Kaija Saariaho etj. Ndersa po pregatit publikimin e nje albumi me ane te nje label-i italian te specializuar ne keto metoda muzikore. Iliri ka marre pjese ne event nderkombetar radiofonike te organizuar nga radio italiane duke perfaqesuar Shqiperine si pike aktive ne rang muzike eksperimentale, gjithashtu ka kompozuar muzike dhe per instalacione te kryera ne Tirane dhe per nje kortometrazh ne kontekst te te cilit ka kryer dhe nje performance urbane te pa-lajmeruar ne nje ambient te hapur te rrugeve te Tiranes duke performuar vetem per nje audience te rastesishme kalimtare.
Kjo performance qe perkon me rihapjen me RE - Open eshte planifikuar te jete e para nga nje seri performancash qe Iliri synon te kryeje ne disa vende te ndryshme ne Tirane duke perfshire dhe galeri arti dhe ku secila performance do kete karakter muzikor unik qe do I pershtatet konteksteve te ambienteve ku do kryhet.




https://www.facebook.com/events/644899025556284/

======================================================

27 JAN 2014 //// Eksperimenti i se Henes


Jam ulur me ty ne nje kafe. Kam kohe qe te shoh e deshira qe te te njihja ishte e madhe. 
Por pse po shoh gjate gjithe kohes smart phone-in? Pse po e ben edhe ti?

Ndonjehere mendoj qe te gjithe po kontribuojme ne menyre te pavetedijshme ne nje bote te re ku njerezit nuk komunikojne me verbalisht. Gjithmone e me teper shkruajme, tag-ohemi, fotografohemi, i bejme „poke“ njeri tjetrit (cfare eshte Poke????!!!)...nuk flasim, nuk themi!
Le te shohim si do te jete bota kur te mos kemi me fare nevoje per te folur!

Eksperimenti i se Henes

Ftohet komuniteti te marre pjese ne kete event me kohezgjatje 1 ore 30 min, ku ka vetem nje rregull per te ndjekur!
Gjate kohezgjatjes se eksperimentit asnjeri nuk duhet te flase.
Te rrime bashke duke perdorur cfare do lloj mjeti ose mediumi tjeter komunikimi pervec komunikimit verbal.

Kohezgjatja: 19:30 - 21:00


https://www.facebook.com/events/479236608853328/

=================================================

29 JAN 2014 //// ' Bletet ' - Akustike, Flamenko Urbane

Lian: Bota jone nga bleta tek akullorja ka muzike brenda qe duhet punuar. Une e trajtoj kete me flamenko...Vlerat e momentalizmit!

Kete te merkure deshirojme te sjellim, live acoustic, projektin « Bees », te artistit te pavarur, Lian.
Projekt, i cili eshte vetefinancuar dhe qe ka prodhuar dy albume, te vetemasterizuara.
Tinguj me nuanca te theksuara flamenko, nje muzike e asociuar shpesh dhe me kulturen rome ( Gitanos / Spain), do te luhen nga artisti duke dashur te na tregoj dhe nje ane te tij te sinqerte, udhetimin individual ne te perditshmen.
Udhetimet, kitara gjithmone me vete, natyra e heshtur e tij e bejne interesante eksperiencen akustike qe Liani pranon te ndaje me ne.

Ju mirepresim!

Start_20:00
Location: Open House / 


https://www.facebook.com/events/338437082960684/

====================================================